Kristiano Ronaldo është vlerësuar si blerja më e mirë në historinë e kampionatit anglez të futbollit, për impaktin sportiv dhe mediatik që ka pasur gjatë karrierës së tij në klubin e Mançester Junajtid,.
Ky është përfundimi i “Sky Sports” për transferimin e vitit 2003 të yllit portugez, ende në fillimet e karrierës së tij në vitin 2003 kur iu bashkua “djajve të kuq” dhe u vu nën urdhërat e Aleks Ferguson.
“Sky Sports” ka bërë përllogaritjet e impaktit që kanë pasur transferime të ndryshme në futbollin anglez dhe ylli portugez është ai që ka ndikuar më shumë markën e kampionatit, pa llogaritur këtu edhe ecurinë e klubit, që arriti të fitonte edhe Ligën e Kampioneve gjatë viteve në “Old Traford”.
Portugezi arriti të mposhte konkurrencën e Tierri Henri (Arsenal), Mohamed Salah (Liverpul) apo blerje të tjera si Drogba e Shirer.
Blerjet më të mira sipas “Sky Sports”
Kristiano Ronaldo, Tierri Henri, Erik Kantona, Frank Lampard, Roi Kin, Didier Drogba, Sol Kempbell, Uejn Runi, Vinsent Kompani, Alen Shirer, Mohamed Salah, N’Golo Kante, Denis Bergkamp, Virxhil van Dajk, Xhianfranko Zola , David Silva, Patrik Vieira, Eden Hazard, Serxhio Aguero, Petr Çeh.