Të shtunën në Gjermani është mbajtur një mbrëmje humanitare, e cila është quajtur Ein Herz für Kinder (Një zemër për fëmijët). Pjesë e eventit kanë qenë shumë figura publike në Gjermani, ndër to edhe Loredana. Loredana ka bërë gjestin bamirës, duke u shprehur se do të dhurojë plo 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. Në fjalimin e saj, reperja u shpreh se është vet nënë e një vajze dhe se do të dëshironte që të gjitha nënat të përjetonin momente të mira me fëmijët e tyre, ashtu sikurse ajo.
Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhurojë 100 mijë euro, tha Loredana.