Publicisti Fatos Lubonja në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu në emisionin “Prishtinë-Tiranë” në “ABC” rrëfeu për herë të parë takimin me Ramiz Alinë dhe bisedën mes tyre për diktatorin Enver Hoxha. Lubonja tregoi se Alia i kishte thënë se Enver Hoxha pas viteve ‘60 çedoi duke shkatërruar partinë.
“Po them dicka, që unë nuk e kam thënë ndonjëherë publikisht, por po ta them ty. Unë kam pasur rastin të takoj Ramiz Alinë herët pasi u lirova nga burgu. Më kërko ai. Histori e gjatë. Donte të krijonte një, isha atëherë sekretar i forumit të të drejtave të njeriut. Donte të krijonte diçka se ishte akoma dënimi me vdekje dhe të përfshinte edhe këto, ndoshta organizatat e të drejtave të njeriut. Pastaj u hoq dënimi me vdekje fare në Shqipëri. Po nejse.
Pata një takim dhe padyshim që ishte një takim mes një njeriu që dilte nga burgu dhe këtij që ishte në pushtet dhe midis të tjerave ra biseda për Enver Hoxhën dhe unë i shpreha gjithë mendimin tim për Enver Hoxhën që ishte një mendim negativ që fillonte qysh nga lufta. Pak a shumë. Ose i thash në tërësi. I thashë që gabimi i tij kryesor ishte që nuk u nda nga Enver Hoxha kur mori pushtetin. Pak a shumë një ide e tillë.
Dhe ai më tha një gjë që nuk e ka thënë publikisht. Më “shiko unë nuk mendoj si ti në disa aspekte. Unë, tha i njoh luftën. I njoh tha deri në vitet ’60 edhe pse aty ka probleme, pas viteve ’60, tha shkatërroi partinë, shkatërroi inteligjencën”. Gjë që s’e ka thënë, s’e ka shkruar, mua ma ka thënë kështu. Po kthemi te lufta. Luftën, pra ai nuk e preku dhe ia njihte Enver Hoxhës.
Unë edhe babën tim që e kam pasur pjesë të luftës, e mbaj mend që kur ishte i ri pa rënë në burg fliste që e kemi ekzagjeruar, po kemi bërë, ishte ideja që lufta, kanë dashur të japin jetën, apo jo? Ishte e rëndësishme, por ishte më kritik, por më vonë me pleqërinë, luftën nuk ia prekje dot. Edhe nëna ime që ka shkruar një libër, thoshte që kujtimet më të bukura janë lufta, ku kanë marrë pjesë të rinj. Unë mendoj që ajo luftë, e thashë duhet analizuar për të kuptuar rrënjët e së keqes shqiptare” tha Lubonja.
Ai rrëfeu dhe përjetimet e komunizmit.
Lubonja tha se frika hyri që në periudhën gjatë luftës ndërsa rrëfen se si daja i tij me profesion aktor dhe regjisor u largua drejt SHBA pasi një person u pushkatua.
“Siç e kuptoj unë dhe siç e kujtoj, prindërit e mi kanë pasur një proces. Folëm për luftën. Mendoj se kanë qenë me idealet në atë kohë. Pastaj ka hyrë edhe frika. Frika në partinë Komuniste ka hyrë që gjatë luftës kur dëgjoheshin eliminimet. Pastaj janë përzier edhe idealet. Unë kam pasur një dajë që ishte aktor dhe regjisor por nuk ishte komuniste edhe iku. Ai mori vesh se pushkatuan një person dhe qëndroi në Amerikë. Lidhja me Bashkimin Sovjetik për një pjesë ishte shumë e rëndësishme. Pastaj u pa qartë pragmatizmi për pushtet i Enver Hoxhës”, tregon Lubonja.
Ai u shpreh se asokohe nisi një përpjekje për një lloj gjuhe të dyfishtë, pasi njerëzit ndryshe mendonin dhe flisnin. Lubonja deklaroi se babai i tij ishte ndër ata persona që mendonte dhe shprehej në familje duke përhapur një ndikimi edhe tek vetë ata. Ai kujtoi kohën kur nisi të lexonte libra prej ku frymëzohej për shkrimet për të cilat u dënua me burg, të cilat i kishte fshehur në tavan dhe që ranë në duart e Sigurimit të Shtetit.
Në familjen time filloi një reflektim për një lloj jete dhe gjuhe të dyfishtë, ndryshe e mendojmë dhe ndryshe e flasim. Babai im duhet të fliste në konform postit dhe nga ana tjetër i rriteshin pakënaqësitë. Pa dyshim që nuk besoj se kanë dashur një përmbysje të revolucionit dhe nga ana tjetër kanë rishikuar këtë. Për të ardhur te periudha e fundit, im atë ishte kritik. Shumë mund të kenë qenë kritik por nuk kanë qenë në familje. Në komunizëm ishte fenomeni i njeriut që nuk mendon se është më komod duke reshtur së menduarit. Im atë nuk ka qenë ndër këta, ka menduar dhe i ka shprehur mendimet edhe në familje. Unë jam dënuar për shkrimet e fshehura në tavan që m’i gjeti Sigurimi i Shtetit.
Kjo vinte nga librat që lexoja dhe kështu ishte edhe një brez i imi që kishte edhe prindërit në pushtet por si rini mendonte ndryshe, Në këtë proces ka një moment kur në botë ndodh revolucioni i 68 për të sjellë një ndryshim. Enver Hoxha ishte më në kontakt se ne dhe unë mendoj se ndoshta edhe në këtë ndikim por edhe për shkak të lëvizjes ndryshe në Kinë Enver Hoxha mbajti dy fjalime, një fjalim të Matit dhe një bisedë me Agim Meren duke hedhur tezat për liberalizim. Duke thënë se brezi i ri duhet të marrë stafetën dhe rinia të marrë muzikën këtu. Asnjëherë nuk dihet nëse këtë Enver Hoxha e bëri me bindje apo pragmatizëm. Im atë i kishte manifestuar prirjet më afër intelektualëve dhe e solli Todin drejtor të televizionit. Këtu lindi një pikëpyetje sot e kësaj dite. Realisht ne jemi në hipoteza. Ka mundësi që pjesa konservatore u ndje e përjashtuar dhe sigurimi influencoi për t’i ndërruar mendjen ose e kishte si strategji për të parë si do lulëzojnë lulet”, u shpreh Lubonja në Tiranë-Prishtinë në ABC.
Fatos Lubonja u burgos në moshën 23-vjeçare së bashku me disa familjarë të tij qëndroi në burg për 17 vite në burg. Me të fituar lirinë, Lubonja u angazhua si sekretar i përgjithshëm në Komitetin Shqiptar të Helsinkut deri në vitin 1993, organizatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një vit më pas ai themeloi revistën “Përpjekja”, botimi i së cilës vazhdon edhe sot.