Nga Ilirjan Blloshmi/

Lulzim Basha, ka vënë në lëvizje gazetarët pranë tij. Këtë po e bën për të krijuar idenë sesa, ai të vijë në pushtet do të futi në burg Ramën.

Kur Rama ishte në opozitë, përdori termin “burg për të korruptuarit”. U krijua ideja se do kishim arrestime si në Poloni. Po cfarë ndodhi?

Asgjë! Asnjë arrestim deri më sot. Sali Berisha u denua për shpifje ndaj mbesës së Beqir Ballukut. Por aman…… nuk i hyri gjëmb në këmbë për Gërdecin dhe 21 janarin.

Ilir Meta nga blloku i zi dhe gishtat obezë u bë lideri i LSI-së dhe kryetar parlamenti, më pas President. Nuk i hyri gjëmb në këmbë për pazaret që bënte me të ndjerin Dritan Prifti.

Edi Rama jo vetëm që nuk i mbajti këto premtime, por reabilitoj Sali Berishën dhe Ilir Metën. Sot dyshja Meta-Berisha, po ju cajnë daullet e vëshëve cdo shqiptari, qoftë i pasur, qoftë i varfër, qoftë i mencur, qoftë budalla.

Lulzim Basha po bën të njëjtën gjë si Rama kur ishte në opozitë. Lulzim Basha nuk e di, se parakushti bazë për ekzistencën e një shteti është zhvillimi ekonomik.

Rritja ekonomike, mobilizimi shoqëror, idetë, legjitimiteti, zhvillimi politik, ndërtimi i shtetit, rendi ligjor, demokracia duhet të jenë tezat kryesore për një lidër serioz, që është kandidat për kryeministër.

Nuk e di kush përveç Odetës së MJAF-it e këshillon Bashën. Por kjo linjë që po ndjek Lulzim Basha duket sikur ai po mundohet të krijojë modele mendore mbi realitetin.

Shpeshherë faktorë të padukshëm, si përmëndja e burgut, arrestimet, rroga 400€ apo 1000€, shkolla falas etj etj. E bëjnë një shoqëri më të lexushëme, më të parashikueshme dhe më të lehtë për ta manipuluar.

Domosdoshmëria e shtetit!

Shqipëria ka nevojë urgjente për një shtet. Jo teza të tipit, ky do hyjë në burg, ai do japë llogari etj etj. Korrupsioni i dukshëm i sistemit politik sot në Shqipëri shpesh herë është krahasuar me Kinën apo vëndet e lindjes së mesme. Paqëndrushmëria e sistemit pasqyron atë që në fund të fundit është një dështim i politikës, pra, paaftësia për të siguruar një kontroll të mjaftushëm.

Pra… Lulzim mos kopjo Ramën por dil me një tezë për një shtet të së drejtës ku të gjithë të marrin atë që meritojnë. Kështu shqiptarët dhe ndërkombëtarët do të besojnë, e për pasojë Shqiptarët do të votojnë dhe ndërkombëtarët do ndryshojnë mendim për ty.

Mos u merr me gjëra të vogla po merri ata që paguan për të të këshilluar, uli në karrige dhe dil me një plan.

Ndryshe shikoje me dylbi fitoren në zgjedhjet e ardhëshme. Aq sa arrestoj Edi Rama, aq do arrestosh dhe ti kur të vish në pushtet, nëse do vish ndonje herë.

Ps: Ndoshta do e dënosh Ramën për mosprerje të thonjëve, kur të jesh kryeminister. Se për gjë tjeter nuk besoj se do e bësh.