Një prej afrimeve të bujshme të Manchester United në merkaton e verës ishte finalizimi i Amad Diallos. Ky i fundit u ble nga skuadra e Atalantës në ditën e fundit të merkatos.

Italianët realizuan një “gol”, pasi shitën për 40 milionë euro adoleshentin. Ai konsiderohet si një futbollist me shumë të ardhme, por sërish shifra e publikuar eshtë shumë e lartë.

Sulmuesi 18-vjeçar ka luajtur vetëm 37 minuta në total në Serie A, por kaq kanë mjaftuar që klubi i Ole Gunnar Solskjaer të paguajë shifrën e majme për të rrëmbyer. Adoleshenti do t’i bashkohet anglezëve në janar.