Në këtë situatë pandemie e cila ka krijuar probleme për shumë familje, ka edhe momente që të mbushin me energji pozitive. E tillë mund të konsiderohet një foto e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sa jep shpresë, të krijon ndjesinë e reflektimit.
“Me kujdesin e pashembullt të stafeve tona mjekësore aty ku lind jeta, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Manastirliu bashkangjitur fotos. Në përballje më COVID-19 miliona qytetarë janë prekur nga kjo sëmundje, ndërsa të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën.