Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punën për ndërtimin e Pediatrise së re në QSUT. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manastirliu bën me dije se puna ka vijuar pa u ndalur dhe ka recur me rrime shumë të mira, pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia.

“Super investimi për Pediatrinë e re të Tiranës po ecën me ritme shumë të mira ?
#VIJON pa u ndalur puna për transformimin e sistemit shëndetësor, megjithë situatën e vështirë të pandemisë #covid19. #MëEMiraPërFëmijët ?#StandardeEuropiane “, shkruan Manastriliu.

Rindërtimi i pediatrisë se Tiranës është pjesë e investimit për modernizimin e QSUT. Pas rindërtimit të Spitalit të ri Kirurgjikal, po ndërtohet Spitali i Sëmundjeve të Brendshme dhe po rehabilitohet e zgjerohet Pediatria e Tiranës.