20 Dhjetor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se një ndërhyrje e vështirësisë së lartë është kryer nga ekipi i Neurokirirgjisë në QSUT. Ndërhyrja që ka zgjatur me shumë se 4 orë I ka shpetuar jetën një të reje nga Shkodra. Manastirliu ka shprehur vleresim dhe mirënjohje për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve të sallës operatore, reanimacionit dhe shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT. “Kur shpresa për jetën varej në një fije të hollë, një ndërhyrje e shkallës tepër të lartë të vështirësisë në shërbimin e #neurokirurgjisë në QSUT, i ka shpëtuar jetën një vajze të re nga Shkodra.
? Pas ekzaminimeve në spitalin rajonal të Shkodrës dhe në QSUT, mjekët zbuluan sëmundjen e rrallë e të rëndë, aneurizëm i arteries së trurit dhe kryen operacionin delikat prej më shumë se 4 orësh, i cili përfundoi me sukses, falë ekipit të talentuar të #neurokirurgjisë, me dr. Artur Xhumarin, dr. Gramoz Braçe, dr. Kliti Pilika. ?⚕️ ??⚕️ Me punën e palodhur në ekip të mjekëve dhe infermierëve të sallës operatore, reanimacionit dhe shërbimit të neurokirurgjisë, e reja nga Shkodra është gati të kthehet në shtëpi?? #KrenarePërMjekët”, shkruan ministrja Manastirliu.