Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në facebook ka bërë me dije se që prej fillimit të epidemisë janë kryer 6245 misione COVID në banesë nga Urgjenca Kombëtare Mjekësore. Manastirliu shkruan se Urgjenca Kombëtare është në vijën e parë të betejës me COVID19 në shërbim të çdo qytetari. Ministrja e Shëndetësisë bën apel për zbatimin e masave të distancimit fizik, higjenës, vendosjen e maskës dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme për frenimin e COVID19.
“Përpos përballimit të urgjencave mjekësore në territor, ekipet e Urgjencës Kombëtare janë në vijën e parë të betejës me #COVID19, duke shërbyer edhe në banesë për qytetarët e prekur nga koronavirusi i rrezikshëm. Të ndihmojmë ekipet mjekësore, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave #maskë #distancë #higjienë dhe duke shmangur lëvizjet e panevojshme.
#RriMeFamiljen
#BashkëJaDalim”, shkruan Manastirliu.