“Duke filluar nga data 29 dhjetor 2020, ora 21:00 të gjithë pasagjerët mbi 6 vjeç, të cilët udhëtojnë drejt Turqisë apo kanë tranzit në Turqi, duhet të posedojnë një test negativ Sars-Cov-2 PCR, të kryer të paktën 72 orë përpara hyrjes në Turqi”, theksohet në njoftimin e “Air Albania”.
“Pasagjerët që nuk do të posedojnë testin negativ PSCR do të karantinohen në adresën e tyre (shtëpi, hotel, etj), ku kanë deklaruar se do të qëndrojnë. Pasagjerët që nuk kanë deklaruar adresë në Turqi do të vendosen në karantina të zgjedhura nga Ministria e Shëndetësisë Turke”, vijon njoftimi.
“Në ditën e 7-të të karantinimit, pasagjerët do të testohen. Karantina do të ndërpritet për ata që kanë rezultat testimi negativ. Pasagjerët me rezultatin e testit pozitiv do të trajtohen në përputhje me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë Turke për COVID-19. Kjo masë do të jetë në fuqi deri me datë 1 mars 2021”, përfundon njoftimi i “Air Albania”.