Italia do të miratojë kufizime më të rrepta antiCOVID-19 gjatë sezonit të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, për të parandaluar një valë të tretë infektimesh, njoftoi sot ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza. “Me dekretin tjetër duhet të vazhdojmë me masa të qarta dhe të rrepta për të mos rrezikuar punën e bërë javët e fundit për rrafshimin e kurbës”, tha ai.
Speranza përmendi stimulimet për udhëtimet e huaja, kufizimet në lëvizjet midis rajoneve dhe kufizimet në shëtitjet jashtë qytetit në ditën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Sipas ministrit, qeveria synon gjithashtu të mbajë në fuqi sistemin aktual me tre nivele të kufizimeve rajonale me zona të kuqe, portokalli dhe të verdhë, i bazuar në tregues të ndryshëm të rre zikut të virusit. Nga raportimet e medias, dekreti i ardhshëm do të konfirmojë një shtetrrethim, mbylljen e mjediseve të skive dhe këshillimin kundër bashkimeve të mëdha familjare në Krishtlindje.