Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Real Story” është shprehur se përveç koronavirusit, ka kaluar edhe gripin e derrit.

Ndërkohë ajo u shpreh kundër mendimit se vendosja e maskës të mbron nga koronavirusi, duke thënë se maska është mjeti i fundit mbrojtës, ashtu siç janë tanket që nxori kryeministri Rama në bulevard.

“Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së qytetarit nga COVID. I pari është informacioni që u vjen , shërbimi nga mjekët, tamponi dhe në fund është maska. Nuk është maska ajo që largon COVID-in ashtu siç nuk janë t anket dhe kal  lah nik ovët që nxori kryeministri me kanotiere nga Surreli.

Mbajtja e maskës është e fundit, ajo që është e rëndësishme është keqmenaxhimi që i është bërë situatës, se flasim gjithnmonë për këtë dhe na thonë njerëzit jeni bërë si emisioni “Trupi dhe shëndeti”.

Unë e kam kaluar edhe “gripin e derrit”, por nuk u bëra me ankth”, tha Kryemadhi