Numri i të vd ekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.5 milionë, transmeton Anadolu Agency. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.500.271 vik tima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën ndërsa numri i rasteve ka arritur në 64.897.870.

Shifra më e madhe e vd ekjeve deri tani është regjistruar në SHBA, me 279.867 vikt ima. Pas saj radhiten Brazili me 174.531 vikt ima, India 138.657, Meksika me 107.565, Britania e Madhe 59.699, Italia 57.045, Franca 53.816, Irani 48.990, Spanja 45.784, Rusia 41.607 dhe Argjentina 39.156. Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, janë shëruar 44.993.631 persona të infektuar me virusin.