Pas komplimenteve të marra nga ekipi kombëtar i SHBA dhe nga FC Dallas (klubi ku u rrit) për golin e shkëlqyer me roveshiatë kundër Barcelonës, një çmim i ri prestigjioz nga SHBA arrin për Wenston McKennie. Mesfushori 22-vjeçar i Juventusit u shpall lojtari më i mirë amerikan i vitit 2020. Klubi bardhezi ia zbuloi këtë fakt si surprizë, duke e bërë të besonte se kishte një mesazh me video nga një tifoz. Në realitet, megjithatë, në tablet u shfaq fytyra e Carlos Bocanegra, legjenda e ekipit kombëtar të “yjeve dhe shiritave”, i cili uroi McKennie dhe i komunikoi fitoren e çmimit.

Ky qe reagimi i lojtarit bardhezi: “Është një nder i madh. Ka qenë një udhëtim, veçanërisht nëpër këto kohë të vështira gjatë pandemisë. Shpresojmë që në 2021 të kemi më shumë kujtime së bashku. M’u deshën 3 vite, por kjo është në rregull. Është një gjë e shkëlqyeshme të zgjidhesh lojtari më i mirë në vendin tënd. Më kujtohet kur isha nën 17 vjeç, as nuk konsiderohesha për Kupën e Botës U-17, apo kualifikimet. Pra, ju e dini, për të arritur në këtë pikë, me të vërtetë kam bërë një rrugë të gjatë”.