Ndërkohë që sot qarkulloi lajmi se memet do ndalohen me ligj, ka ardhur dhe reagimi nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama hedh poshtë një të tillë, ndërsa shkruan se “Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”.

Kryeministri Rama në Twitter:

Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!