Moderatorja Bieta Sulo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram gëzimin e familjes së saj, pasi e ëma feston ditëlindjen. Bieta ka pozuar me mamanë dhe të voglin e saj Kroin, pranë pemës së Krishtlindjeve. Siç moderatorja ka treguar, këtë vit kishte menduar shumë skenarë për të festuar ditëlindjen e të ëmës, mirëpo s’ka mundur të realizojë dot asnjërin prej tyre për shkak të pandemisë. Pavarësisht kësaj situate, Bieta vazhdon të jetë e lumtur që po feston në shtëpi, pranë pemës së festave dhe njerëzve të saj të zemrës. Në këto ditë të vështira, moderatorja e “Ftesë në 5” ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ndjekësit e saj:

Une me mamin, Kroi me nona Leven, e cila sot ka 65 vjetorin… shume skenare kisha menduar per organizimin e ketij pervjetori, por jeta paska planet e saj. Pastaj mendova: sa rendesi kane restorantet e zbukurimet, organizimet dhe shumecka, perpara te qenit bashke rreth pemes? Buzeqeshjet prane njeri-tjetrit jane gjithe sa mund t’i kemi e t’i gezohemi vertete kesaj jete.

https://www.instagram.com/p/CIbkolgnJLi/?utm_source=ig_web_copy_link