Ai ka shënuar 644 gol me fanellën e Barcelona-s. Budweiser do t’i dërgojë 644 birra çdo portieri që ka pësuar një nga golat e tij. Ndodh edhe kjo kur quhesh Lionel Messi dhe kalon rekordin e golave me të njëjtën skuadër që para pak kohës mbahej nga Pele.
Nga sa kuptohet nga profilet e birrës së njohur me të cilin numri 10 i Barcelona-s ka lidhur prej kohësh një marrëveshje komerciale. kompania, për të festuar arritjen e Pleshtit, ka vendosur ta festojë në mënyrën e saj rekordin e golave të sapo arritur.
Budweiser do të dërgojë një shishe speciale për çdo gol të shënuar secilit portier me të cilin Leo është përballur në karrierë. Kështu, për saktësi, do të jenë plot 644 birra. Të gjitha në edicion të limituar dhe me numra, nga 1 deri të 644.
15 years. 1 club. 644 goals. Kings aren’t made overnight. ?
Congratulate Lionel Messi by sharing your best versions for Goal No. 1 and 644 with the below format.
Participate with #644Messi, tag @BudweiserIndia, and stand to win exclusive Messi merchandise. pic.twitter.com/HS8mCUwcxv
— Budweiser India (@BudweiserIndia) December 23, 2020