Viti 2020 ishte tepër i brishtë për gjithë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka infektuar miliona qytetarë dhe ka shkaktuar shumë vi ktima. Mirëpo edhe pse të gjithë po presin me padurim vaksinën me shpresën se gjithçka do të mbarojë, as 2021 nuk duket se do jetë një vit i qetë. Paralajmërimi vjen nga ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili deklaroi në një konferencë për shtyp se normaliteti në jetën e secilit nuk vjen direkt, dhe se kjo do arrihet përpara vitit 2022. Hancock është shprehur se nuk është momenti të dorëzohemi përballë pandemisë, sidomos për festat e fundvitit.

“Mendoj se duhet të kujdesemi për veten dhe të tjerët, në mënyrë që të gjithë të qëndrojmë të sigurt për Krishtlindje”, tha ministri. Në Britaninë e Madhe ditët e fundit janë shfaqur raste nga një variant i ri i COVID-19, i cili përhapet me një shpejtësi, sidomos tek fëmijët. E sikur të mos mjaftonte kjo, po sot, Britania njoftoi se zbulimin e një tjetër varianti të COVID të ardhur nga Afrika e Jugut.