Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai do të “vazhdojë deri atëherë të bëjë gjëra të mira për klubin derisa mundet” dhe ka theksuar se kuqezinjtë “ende nuk kanë fituar asgjë”
Kuqezinjtë janë lavdëruar për formën e mirë dhe ecurinë pa humbje në Serie A dhe Ibrahimovic ka pranuar se ata janë në një formë “të pabesueshme”.
39 vjeçari ka thënë se ai nuk është gati që të pensionohet pasi që dëshiron të vazhdojë “sa më gjatë që mundet”.
“Do të vazhdoj derisa mund të luaj”, tha Zlatan për BBC Sport. “Me duhet të jem fizikisht mirë dhe të tjerat zgjidhen vet”.
“Ne jemi në një formë të pabesueshme – ne po ia dalim mirë, jemi në gjendje të mirë. Por, ende nuk kemi fituar asgjë, duhet ta mbajmë në mend këtë gjë”.
Ai ka bërë edhe krahasime të ndryshme për herën e parë sa ishte me Milanin dhe herën e dytë derisa thotë se ai “ndihet i gjallëruar” kur të tjerët thonë se “kjo është e pamundur”.
“Herën e parë kur erdha në Milan, erdha në një klub që luftonte për titull, herën e dytë kur erdha ishte një situatë në klub ku skuadra nuk ishte në krye të tabelës aty ku e ka vendin”.
“Janë sfida të ndryshme, një sfidë që me pëlqen, për shkak se kur thonë është shumë e vështirë, apo pothuajse e pamundur atëherë unë dal në fotografi dhe ju tregoj që ende jam gjallë”.
Milan duhet të fitoj pa Zlatanin kundër Parmës të dielën, pasi që ai ende po stërvit individualisht shkaku i lëndimit.