Milan luan sonte si mysafirë i Sparta Pragës. Piolo synon që të fitojë këtë ndeshje dhe në të njëjtën kohë për ta fituar Grupin H, ku janë Lille para tyre me një pikë më shumë.

Megjithatë, trajneri italian ka startuar me një ekip të ri duke bërë disa rotacione, ku nga minuta e parë ka startuar me treshen e re sulmuese; Hauge, Colombo dhe Castillejo, derisa skuadrën e ka rreshtuar në sistem 4-3-3. Milan e ka siguruar kalimin në mesin e 32 skuadrave më të mira të Europa Ligës.