Kufizime të ashpra ndaj kovidit aplikohen tani për miliona njerëz pasi rregullat e ndryshuara hynë në fuqi në të gjithë Britaninë e madhe. Rreth gjashtë milionë njerëz në Anglinë lindore dhe jug lindore kanë hyrë tani në zonën me kufizimet më të ashpra, që përfshin edhe urdhrin për të qëndruar në shtëpi.
Izolimet kanë nisur tashmë edhe në Skoci dhe Irlandën e veriut, dhe rregullat janë rikthyer në Uells pas një zbutjeje për krishtlindje. Masat më të ashpra, që përfshijnë edhe mbylljen e të gjitha dyqaneve jo të domosdoshme, si edhe parukeritë, pishinat dhe palestrat, dhe tani prekin rreth 24 milionë njerëz në Angli, më shumë se 40 për qind të popullatës.
Kjo vjen pasi në Britaninë e madhe viktimat kanë kaluar pragun e 70 mijë personave në ditën e krishtlindjes. Në ditën e krishtlindjes, mbretëresha ndërkohë dha një mesazh të ndjerë shprese për vendin, duke përgëzuar shpirtin e patrembur të atyre që janë ngritur mrekullisht përballë sfidave të pandemisë. Ajo që shumë njerëz duan për krishtlindje, është thjeshtë një përqafim apo një shtrëngim dore, ndërkohë që edhe në netët më të errëta, ka shpresë tek agimi i ri – tha ajo. 570 vik tima të reja u raportuan në Britaninë e madhe ditën e krishtlindjes, duke e çuar totalin në 70195.