Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha sot për stacionin radiofonik Evropa 1 se vaksinat kundër koronavirusit pritet të jenë efektive edhe ndaj llojit të mutacionit të SARS CoV-2 të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në teori, nuk ka asnjë arsye për të besuar se vaksina nuk do të jetë efektive,” tha Veran për variantin e ri të virusit që po qarkullon. Ministri vlerësoi gjithashtu se lloji i ri i virusit ka të ngjarë të qarkullojë në Francë, megjithëse testet e fundit nuk e kanë identifikuar atë në vend. “Eshtë shumë e mundshme që virusi po qarkullon në Francë,” tha Veran.