Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh për sa i përket ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Ajo thotë se nuk ka pse të pritet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe thotë se ka ardhur koha që të ngrihet Gjykata Kushtetuese. “Mjaft me lojëra”, është shprehur ambasadorja në një intervistë për VOA.

Postimi:

“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë…