Qyteti i Krujës është mbuluar mëngjesin e sotëm nga mjegulla. Kjo ka bërë që mjetet të kenë vështirësi në autostradë pasi është ulur ndjeshëm shikueshmëria në rrugë. Mjetet që udhëtojnë nga veriu në drejtim të kryeqytetit duhet të jenë më të kujdesshme pasi mjegulla në ato zona është në një itensitet më të lartë.

Edhe autostrada nga Kamza deri në Mamurras dhe rruga në drejtim të Vorës është mbuluar nga mjegulla. Deri më tani nuk është regjistruar asnjë aksident pasi shpejtësia me të cilën lëvizin shoferët është nën normën e lejuar.