Babai i Dojna Memës humbi jetën 1 vit më parë, duke lënë pas një dhimbje të thellë tek të gjithë familjarët e tij. “Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkroi Dojna ditën që ai u nda nga kjo botë përgjithmonë.
Që nga koha kur ai ndërroi jetë, moderatorja nuk ka lënë rast pa e kujtuar të atin e ndjerë dhe ka ndarë e foto shumë të veçanta në rrjetet sociale. Disa javë më parë ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga dita e martesës së nënës dhe babait të saj, në të cilën ata shfaqen shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit. Ndërkohë ditën e sotme, ajo ka bërë një dedikim shumë prekës. Bukuroshja e ekraneve shqiptare ka ndarë një foto me babain e ndjerë, duke shkruar se edhe pse nuk ndodhet fizikisht pranë saj, ai ka qenë çdo ditë në mendjen dhe zemrën e Dojnës.
“Nje vit pa te prekur doren, pa te ndjere eren dhe pa te perqafuar. Nje vit ku zemren e kam patur plot me ty dhe mendjen cdo dite tek ti. Faleminderit bab qe ke qene aq prane meje sa tani qe nuk je me fizikisht ,jemi bere NJE e vetme. Ti je une, e une jam ti. Gjithmone!”, shkruan Dojna.