Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në konferencën me gazetarët i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për sigurimin e vaksinës anti-covid.

“Më lejoni që të them që qeveria shqiptare që në krye të herës është angazhuar në disa drejtime për të siguruar në kohë dhe për të patur akses në vaksinën e sigurt, efektive, në momentin që ajo të bëhet e disponueshme. Aktualisht ne kemi në vijim realizuar disa hapa. Hapi kryesor është nëpërmjet angazhimit direkt dhe financiarisht me instrumentin e Covax. Është bërë tashmë parapagimi në vlerën 3.9 milion dollarë për të mundësuar në momentin më të parë që të jetë e mundur. Shqipëria duke bërë këtë parapagim është përfshirë në dritaren e parë të negociatave për të aksesuar vaksinën” u përgjigj Manastirliu. Manastirliu gjithashtu shtoi se Shqipëri është duke vlerësuar paralelisht dhe marrëveshjet me disa vende të tjera përveç përmes strukturave të BE-së.

“Paralelisht jemi duke vlerësuar në disa drejtime qoftë përmes shteteve të Bashimit Europian, edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ta, mundësinë për të aksesuar vaksinën e disponueshme edhe nëpërmjet strukturave të BE, por edhe nëpërmjet vetë vendeve të BE, në funksion të aksesit të sigurt të vaksinës”, tha Manastirliu.