Liberta Spahiu është një ndër moderatoret më të njohura në Kosovë. Ajo prej vitesh drejton emisionin ‘Prive’. Ajo së fundmi ka treguar se është prekur nga Covid-19, teksa ka rrëfyer edhe eksperiencën e saj me këtë virus që po i merr jetën me mijëra qytetarëve në botë. Teksa po bisedonte me aktoren Lena Kryeziu Bokshi, në bisedë e sipër zbuloi se edhe ajo kishte rezultuar pozitive për koronavirus, por e kishte kaluar tashmë.
Ajo tha së e kishte kaluar lehtë dhe pa simptoma të rënda, por për dy javë kishte humbur shijen dhe nuhatjen. Edhe unë e kam kaluar Covid-19, por unë nuk kam pasur simptom. Por dy javë nuk kam pasur shije dhe nuhatje. Vetëm uroj që mos më kthehet se po thonë që të rikthehet. Po shpresojmë që kjo situatë të kaloj sa më shpejt dhe pa më shumë pasoja, është shprehur moderatorja.