Agjenti i Alvaro Moratas ka konfirmuar që sulmuesi “gjithmonë e kishte zgjidhje të parë Juventus dhe Morata i dëshironte vetëm ata”, pavarësisht interesit të Milanit dhe Napolit për shërbimet e tij Zgjidhja e parë e Moratës gjithmonë ka qenë Juventusi dhe ai gjithmonë e ka zgjedhur Juven”, ka thënë agjenti i tij Juanma Lopez për GianlucaDiMarzio.com. Problemi, s’paku në fillim, ishte Atletico Madrid që ishin të përanditur që të pranonin vetëm shitjen e përhershme dhe se ata nuk e lejonin atë që të largohet në ndonjë mënyrë tjetër.

“Drejt fundit të afatit kalimtar, megjithatë, një seri rrethanash ndodhën që bën që Luis Suarez ti thotë po Atleticos dhe Alvaros ju shtrua rruga që Juve ta paguan huazimin e tij”. Ky rikthim i Moratas në Torino vjen pas dy viteve përvojë si i huazuar nga Real Madridi, e që ishte huazim me vlerë. “Presidenti Andrea Agnelli dhe drejtori Fabio Paratici ishin krucial. Ata e kanë telefonuar atë dhe ka pasur një sërë bisedash. Ata tashmë kishin një raport të mirë dhe të fuqishëm që më parë”.

“Drejtori i sportit po ashtu ka një ndikim të madh në karrierën e Alvaros, për shkak se ai e kishte shtyrë atë më 2014 që të shkojë në Juve”. Spanjolli ka pasur edhe përvoja të tjera pasi u larguar nga Juventusi ku ka luajtur për Chelsea dhe Atletico Madrid por që nuk tregoi diçka të madhe me këto skuadra ashtu sikurse kishte treguar për dy vite në Juventus.

“Skuadra të tjera përvuan që ta transferojnë Moratan, sidomos Milan dhe Napoli”, ka treguar agjenti. Në fund të sezonit. Juve do të blejë atë nga Atletico, jam i sigurit. Nuk mendoj se kanë ndonjë pendesë për këtë, për shkak se Atletico përfundoi me Suarezin që është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë ende në qarkullim, kështu që të gjithë do të jemi të lumtur me këtë gjë.