Ish-lojtari i Tiranës, Winful Cobinna shpallet në kërkim nga shërbimi i provës pasi prej vendimit të dënimit me 100 orë publike për falsifikim të leje qëndrimit ai iku drejt Egjiptit. Vendimi i shkallës së parë dhënë më datë 10 nëntor detyronte ish- lojtarin e Tiranës të mbante kontakte me shërbimin e provës, por nga ajo ditë ai s’gjendet as në adresën e dhënë dhe është larguar jashtë vendit.
Shërbimi i provës pritet t’i drejtohet gjykatës me një kërkesë për rikthimin e tij në qeli për shkak të shkeljes të kushtit për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës.
Sipas ligjit duhet që Cobinnah të shlyej detyrimin për 100 orë punë publike brenda 6 muajsh me grafik të përcaktuar, por prej një muaji tashmë ai është larguar nga Shqipëria. Cobinnah mori brenda 8 orë pasaportën shqiptare ndërsa ishte dhe nën akuzë nga prokuroria për falsifikim dokumentesh