Në një status në “Facebook”, përmes metaforës së një pjese të Shekspirit, aktori i madh, Robert Ndrenika, këshillon Altin Bashën, i cili pak ditë më parë mori postin e drejtorit të Teatrit Eksperimental, se si duhet të drejtojë teatrin, duke i sugjeruar të vërë në skenë më shume pjesë shqiptare.

Ai po ashtu i këshillon të ngjisë në skenë të rinjtë dhe të mos u japë role familjarëve, teksa shkruan se “Mos i jep rol kur nuk e meriton as vëllait dhe as çunit të xhajës”.

“Kur Laerti u emërua drejtor teatri Polloni ( i jati) i dha këto këshilla : Në radhë të parë bëj çmos që salla të jetë plot me spektatorë sepse kur ka spektatorë sido që të jetë shfaqja nuk kanë shumë për të folur Josif Papagjoni me Përparim Kabon qoftë (ndëlesë paçin) Kudreti me Adriatikun…Në radhë të dytë repertori të jetë më tepër i vëndit (bio) duke alternuar elementë dramatikë me ato humoristikë (ashtu siç është vetë jeta)… Së treti aktivzo elementin e ri të talentuar…Mos i jep rol kur nuk e meriton as vëllait dhe as çunit të xhajës…dhe së fundi mos e nën vlerëso anën profesionale !!!”, thekson Ndrenika.