Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën, pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin që prej mbrëmjes së djeshme. Me anë të një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ARRSH bën me dije se në zonën e Shkallës së Zezë në Tepelenë ka pasur rënie gurësh që janë pastruar tashmë. Më tej shkruhet se qarkullimi vazhdon normalisht, por drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës.
Postimi i plotë: “Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ?
?Në zonën e Shkallës se Zezë në Tepelenë ka pasur disa rënie gurësh?, që janë pastruar menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes ?
?Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha rrugët kombëtare ?? grupet e punës janë në gadishmëri për çdo situatë ???
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë? dhe të respektojnë sinjalistikën ?
#ARRSH #MIE”.