Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat e thella të verilindjes do të ketë reshje bore. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndejshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 13°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 07°C.