Kosova ka pezulluar linjat ajrore me Britaninë e Madhe. Kështu bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. “Bazuar në kompetencat e ti lidhur me masat anti-covid, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nxjerrë sot vendim për masa të veçanta për mbrojtje nga përhapja e infeksionit/sëmundja Covid-19 për pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa gjithë qytetarët të cilët vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen që të vetë-izolohen për 14 ditë.

“Të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetë-izolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat e tyre. Vendimi udhëzon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje më fushat e përgjegjësitë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij vendimi. Për të gjithë personat fizik dhe juridikë që nuk respektojnë këto masa, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe L ufti min e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim. Vendimi është në fuqi që nga sot.