Në rubrikën ‘Opinion’ në News24, kryebashkiaku Erion Veliaj dha detaje se si do të pritet nata e ndërrimit të viteve në kryeqytet në kushtet e një viti të pazakont, ku vendi ndodhet në orë policore e cila nis prej 20:30 të mbrëmjes. Veliaj tha se festa këtë vit nuk do të jetë më e qendërzuar por do të shtrihet në 11 njësitë administrave të kryeqytetit, për ta sjellë atë në cdo lagje.

“Të gjithë e kuptuam edhe vjet pas tërmetit. Na vjen një fatkeqësi po jeta vijon për hir të fëmijëve. Kemi bërë një propozim festa do shkojë te njerëzit. Do kemi 11 vende publike, ku do të kemi një spektakël fishekazjarresh. Cdo kush do ketë ndjesinë e festës, do shpërndahet në lagjet e Tiranës. Në mesnatë kur hidhen fishekzjarret cdo kush do e shijojë nga ballkoni i vet.” tha Veliaj.

Ju vetë do jeni në taracën e bashkisë ?
Do jemi në shtëpinë tonë, nuk do shkelim rregullim. Do jetë vetëm teknika që do merret me dekorin e festimet, do kenë autorizim për të lëvizur. Unë e familja ime, kemi marrë një listë, ku janë njerëz që janë të moshuar, të vetmuar, sidomos në ndërrimin e viteve që prej pandemisë nuk janë bashkuar. Fokus do të jenë ata këtë fundvit.