Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliut.
Përmes një statusi në Twitter, krahas fotos së Hysenbelliut, Balla shkruan: Lamtumirë miku im i mirë!
Kujtojmë që biznesmeni i suksesshëm, Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ndodhej i shtruar prej disa javësh, si pasojë e komplikacioneve të shfaqura nga Covid-19. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve dhe lutjeve të familjarëve apo miqve të tij, ai nuk mundi të fitojë ndaj pabesisë së virusit.