Mediat në Abu Dhabi dhe Dubai i kanë bërë jehonë mbështetjes për Shqipërinë dhe Marrëveshjes së ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë për Bashkëpunimin Ekonomik” mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i dhënë rrugë njërit nga projektet më të mëdha të Rindërtimit me mbi 2000 apartamente për familjet e Durrësit.
Mediat në Abu Dhabi dhe Dubai kanë publikuar edhe fjalën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili pas votimit të marrëveshjes nga foltorja e Parlamentit shprehu mirënjohjen e tij për Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, Princin e Kurorës të Abu Dhabi & Zëvendës Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për grantin për të rinovuar më shumë se 2000 banesa banimi në një nga qendrat kryesore ekonomike të Shqipërisë, Durrësi, pasi pësoi dëme të mëdha nga tërmetet, përfshirë tërmetin më të fortë që goditi rajonin muaj para pandemisë.
“Ne jemi shumë mirënjohës për Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed Al Nahyan për mbështetjen e tij të vazhdueshme në projektet ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve,”, thekson Balla.