Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetri i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla në ditën e Krishtlindjes i ka dorëzuar çelsat e shtëpisë së re familjes Rredhi në Gjyralë të Cërrikut, të cilët jetonin prej kohësh në një banesë të rrënuar.
“Në këto festa i plotësuam dëshirën Gavjotës së vogël për një shtëpi të vogël e të bukur si shumë nga shoqet e saj”, – tha Balla.
Sipas Ballës, lotët e gëzimit të gjysh Haxhiut ishin shprehja më kuptimplotë e nevojës për t’ju gjendur çdo familje në nevojë.
“Shtëpia e familjes Rredhi është një ndër 22 shtëpitë që janë rikonstruktuar në Cërrik. Falenderoj kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin e ngushtë që ka pasur me qeverinë dhe pa dyshim Kryeministrin, Edi Rama për përfshirjen në këto projekte të rindërtimit edhe të bashkive që nuk ishin në qarqet e prekura nga tërmeti. Kjo tregon që ne i kemi qendruar fjalën tonë që askush nuk do të mbetet vetëm dhe fjalës që ju dhamë: Që viti ri do tju gjejë në shtëpinë e re, tha Balla.