Pandemia globale mesa duket nuk është një arsye për të penguar organizminin e festave nga personalitetet apo futbollistë të njohur. Diçka të ngjashme ka bërë dhe sulmuesi i PSG-së, Neymar.
Me rastin e Krishtlindjeve dhe pauzën e kampionatit në Francë, ai ka vendosur të organizojë një festë në shtëpinë e tij. Sipas raportimit të “O’Globo”, festa e organizuar nga ai ka zemëruar Brazilin. Sulmuesi, përveç aftësive të tij me topin, njihet dhe për festat e tij të shthurura, që shpesh herë kthehen dhe në skandale.
Këtë vit ai ka vendosur të ftojë plot 500 miq në harkun e pesë ditëve në shtëpinë e tij gjigante në vendlindjen e tij. “Synimi” i tij është që festa të zgjasë deri në natën e ndërrimit të viteve. Neymar ka menduar dhe për fqinjët e tij, të cilët sigurisht do të shqetësoheshin nga zhurmat dhe për këtë gjë ai ka vendosur izolim akustik rreth shtëpisë.