Ditën e sotme Komisioni Evropian njofton se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Përmes një videoje të publikuar në “Twitter” Komisioni Evropian thotë se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur për t’u shpërndarë drejt vendeve anëtare.
“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian. Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë, më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, thuhet në video.
Kujtojmë që Agjencia Evropiane e barnave EMA dhe Komisioni Evropian i dhanë dritën e gjelbër vaksinës së Pfizer dhe BionTech, duke lejuar nisjen e vaksinimeve të para më 27 dhjetor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kanë premtuar se BE do ta ndihmojë edhe Ballkanin Perëndimor me vaksina, duke dhuruar shtesat e dozave të vendeve anëtare.
“After being carefully packed, batches of the newly approved #COVID19 vaccine are being dispatched to the 27”.