Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Edit’h Durham” në Tiranë ku ka bashkëbiseduar me nxënës e mësues në lidhje me nisjen e mësimit të kombinuar.
Ajo ka falënderuar nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin e treguar në këtë kohë të pazakontë.
“Më vjen mirë që shkolla ka përshtatur në mënyrë optimale oraret e reja në funksion të mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe mbrojtjes së shëndetit të gjithsecilit. Gjej rastin sërish të përcjell një falënderim të përzemërt për çdo mësues, nxënës e prind për mirëkuptimin e treguar në këtë kohë të pazakontë dhe përshtatjen me sfidat e përbashkëta që kemi të gjithë përpara”, shkruan Kushi.