Tiranë, 1 Dhjetor – Mbrëmjen e djeshme spitali Covid4 priti pacientët e parë. Në një interviste për Top Channel, Dr. Esmeralda Meta tha se në këtë spital do të trajtohen pacientët që e kanë kaluar fazën aktive të sëmundjës por që kanë nevojë akoma për suport respirator, duke shtuar se në vazhdim presin dhe pacientë të tjerë nga spitalet Covid1 dhe Covid3. “Me hapjen e Covid4 kanë ardhur tashmë pacientët e parë. Janë në një gjendje të përgjithshme të stabilizuar. Përgjithësisht këtu pacientët vijnë pasi kanë kaluar fazën aktive te sëmundjes pranë spitaleve Covid1 dhe Covid3, por që kanë nevojë ende për suport respirator apo për suportin e mëtejshëm metabolik apo astemik, sindromë që i lë covid. Natyrisht që ne sot presim pacientë të tjerë pasi kemi vlerësuar nga të dy spitalet Covid1 dhe Covid3, pas vizitës që do të bëhët nga stafi mjekësor në dy spitalet përkatëse”, tha Dr. Esmeralda Meta.

Duke i’u përgjigjur pyetjes nëse një pacient përkeqësohet nga ata që vijnë amund të trajtohen në këtë spital, Dr. Esmeralda Meta u përgjigj se spitali është ka repartin e terapisë intensive dhe pavionet janë të pajisura me setet e ndihmës së shpejtë, pa harru që dhe stafi është i mirëtrajnuar. “Absolutisht që mund të trajtohen këtu. Këtu është reparti terapisë intensive ku është i pajisur me të gjitha pajisjet e duhura, me respiratorët, me setet e ndihmës së shpejtë. Sikurse edhe në pavionet përkatëse kanë suportet e oksigjenit dhe suportet e ndihmës së shpejtë. Stafi është i mirëtrajnuar. Është i përberë nga infeksionistë, pneumologë”, u përgjigj Dr. Meta nga spitali Covid4.