Miriami dhe Albani kanë dhënë së fundmi një intervistë të veçantë për “Revista Who”, ku kanë folur për fillimet e tyre, për Amelinë, Duamin e deri tek planet për të ardhmen.
Miriami i thotë Amelisë: “Shumë thonë që në pamje të parë dukesh si babi, por tani që po rritesh po merr gjithmonë edhe më shumë nga mami. Kurse në karakter je një gërshetim perfekt i mamit dhe babit. Kur flasim për fëmijërinë e mamit dhe babit kuptojmë që kemi patur shumë gjëra të përbashkëta. Kemi qenë të dy fëmijë shumë energjikë dhe kreativë. Na pëlqente arti, na pëlqente të zbulonim dhe të eksploronim gjërat e reja”.
E pyetur për një motër ose vëlla tjetër, Miriami përgjigjet: “Për momentin na mjaftoni dhe jemi shumë mirë me ju të dy”. Miriami ka treguar se Albani shumë shpejt do vijë me këngë të reja dhe po ashtu ajo do t’i rikthehet muzikës. “Babi është frymëzuar shumë këto kohe për të krijuar gjëra shumë të bukura, të cilat do t’i ndajë shumë shpejt me të gjithë ata që e duan. Dhe unë do t’i kthehem shumë shpejt sërish muzikës”.