Danimarka vendosi të mbyllë shkollat e mesme dhe të larta, baret, lokalet dhe restorantet në zonat më të goditura nga vala e dytë e pandemisë, mes të cilave rreshtohet dhe kryeqyteti Kopenhagen.

Sipas kryeministres, Mette Frederiksen niveli i të infektuarve të rinj është i lartë dhe situata është alarmante dhe për këtë arsye duhet reaguar.

Mes aktiviteteve që do të mbyllen janë dhe kinematë, palestrat, bibliotekat, ndërsa për Krishtlindje nuk do të lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona.