Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 76 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 76.013.851 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 17.888.353 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (10.004.825), Brazili (7.163.912), Rusia (2.791.220), Franca (2.442.990), Turqia (1.982.090), Britania e Madhe (1.977.167), Italia (1.921.778), Spanja (1.817.448), Argjentina (1.531.374), Kolumbia (1.482.072), Gjermania (1.469.991), Meksika (1.301.546), Polonia (1.182.864) dhe Irani (1.145.651). Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën jetën e kanë humbur 1.681.255 persona ndërsa 53.282.158 janë shëruar duke mposhtur virusin.