Nxënësit rusë në Siberi, që konsiderohet si rajoni më i ftohtë në planetin Tokë, janë filmuar duke shkuar në shkollë në temperaturat minus 50 gradë celsius. Nxënësit e veshur me rroba të trasha shkojnë në shkollë, në temperatura që arrijnë deri në minus 51 gradë në fshatin Oymyakon të Siberisë. Në shkollën e këtij fshati shkollat mbyllet vetëm nëse temperaturat bien në minus 52 gradë apo edhe më poshtë – e kjo vlen në veçanti për nxënësit e moshës 11 vjeç apo edhe më të ri.
Megjithatë nxënësit detyrohen të ecin deri në klasat e tyre përmes rrugëve të mbuluara nga bora, e qerpikët e syve i kanë të ngrirë nga temperaturat e ulëta. Madje ata me të hyrë në shkollë i nënshtrohen procedurave standarde të pandemisë së coronavirusit, duke ua matur temperaturën e trupit me qëllim që të mos ketë ndonjë të infektuar që mund t’ua rrezikojë shëndetin edhe të tjerëve.