Shenja e tretë në treshen e shenjave të ajrit është Ujori. Ata shquhen për origjinalitetin. Janë të paparashikueshëm siç është Urani, planeti i tyre udhëheqës. Ata janë progresivë, shohin gjithmonë nga e ardhmja dhe janë shumë krijues.
Simboli i Ujorit në Zodiak simbolizon valët e detit, ose valët e zërit, elektricitetit dhe të dritës. Personat që i përkasin kësaj shenje janë vizionarë dhe humanistë. Ata nuk gjykojnë dhe çdo njeri e shohin të barabartë me veten. Nuk ka rëndësi çfarë ngjyre, çfarë rrace apo çfarë besimi i përket. Ti je një njeri dhe kaq mjafton për të marr vëmendjen e një Ujori. Kjo shenjë nuk e koncepton dot si mund të ndikojë rraca, gjinia, seksualiteti ose statusi social për të pasur marrëdhënie ose jo me një njeri. Ata do të lidheshim me këdo, sepse ata kanë aftësinë për të pranuar këdo.
Ujori ka shumë hobi dhe interesojnë shumë gjëra. Teknologjia dhe Sci-Fiction janë uraniane. Ata priren drejt të ardhmes, janë të patrembur për të zbuluar ç’ sjellë e ardhmja dhe të patrembur. Kjo shenjë karizmatike dhe miqësore është gjithmonë e rrethuar nga miqtë. Është kënaqësi të flasësh me personat e kësaj shenje. Ata i shohin gjërat ndryshe dhe gjithmonë sjellin mendime të reja.
Edhe pse shumë interesantë, si të gjithë edhe ata kanë tiparet e tyre negative. Shpesh janë kokëfortë, ngulin këmbë si mushka në mendimet e tyre dhe nuk pranojnë në asnjë mënyrë që të bëhet ndryshe nga ajo që duan ata. Edhe kure kanë gabim e kanë shumë të vështirë që ta pranojnë. Rebelohen pa arsye ndonjëherë dhe bëhen shumë fëmijërore në ato që kërkojnë. Është shumë e çuditshme që një shenjë kaq inteligjente ta lërë arsyeja në këtë mënyrë, por ja që ndodh.