Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku ka inspektuar shkollën e rindërtuar ‘’Lesh Nik Daka’’, e cila do të presë 535 nxënës. Ndryshe nga inspektimet e tjera, Rama në këtë shkollë nuk ka mundur të vijojë traditën e koshave të basketbollit pasi nuk kishte top. Për këtë fakt ai ka bërë një batutë me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu duke i thënë se ‘’O Pjerin po s’ke top mo Pjerin. Apo vetëm bilbil ke ti se i bie borisë’’.

BISEDA NË LEZHË EDI RAMA: Palestra është në krahun tjetër? ARBEN AHMETAJ: Po por s’ka top basketbolli prandaj EDI RAMA: S’ka problem. O Pjerin po s’ke top mo Pjerin. Apo vetëm bilbil ke ti.