Shumë qytetarë vijojnë të mos respektojnë masat e vendosura për mbajtjen e detyrueshme të maskave në rrugë. Në 24 orët e fundit u gjobitën 523 persona me 3000 lekë të cilët u konstatuan në rrugë pa mbajtur maska. Shuma do tu faturohet në faturën e energjisë elektrike.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë, 5 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar në komisariat, ata janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjithashtu u gjobitën dhe 13 persona të cilët u kapën duke lëvizur pas orës 22:00 me masë administrative 10.000 lekë. Ndërkohë edhe gjatë kësaj periudhe u ndëshkua një lokal i cili nuk respektonte masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID. Lokali u gjobit me 1.000.000 lekë