Tottenhami i Jose Mourinhos vazhdon të shkelë këdo që i del para. Në xhiron e 11 në Premierligë, Tottenham tani e ka mposhtur Arsenalin. Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Tottenham, vendasit triumfuan me rezultat të pastër, 2-0. Vendasit i shënuan të dy golat në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Heung-Min Son, një gol shumë, shumë të bukur nga distanca, derisa tjetrin e shënoi Harry Kane – një dyshe që po sjell fryte këtë edicion.

Me këtë fitore, Tottenham ka shkuar në kuotën e 24 pikëve në Premierligë, lider i padiskutueshëm. Liverpooli mund të arrijë po aq pikë nëse e mposhtë sonte Wolves, sfidë që do të zhvillohet nga ora 20:15.