Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj publikoi një foto në Instastory që ngjalli shumë debat në rrjet. Shqipja pretendonte se në foto ishte Andi dhe Tea, mirëpo shumë shpejt portalet zbuluan se vajza në foto nuk ishte Tea, por ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani.

Megjithatë Shqipja është e sigurt se në foto është Tea dhe bëri një tjetër postim ku krahasonte veshin e vajzës në foto dhe veshin e Teas.

Shqipja ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN”, ku u vendos në një sfidë me pyetje mjaft pikante në lidhje me konkurrentët e programit dhe teksa përgjigjej Shqipja duhet të grushtonte thesin në “ring” ku ishin të vendosura fotot e konkurrentëve.

Pyetjes “Cila nga vajzat në thes nuk krahasohet me ty?” Shqipja grushtoi dhe tha emrin e Anës (1), ndërsa Tean ajo e cilësoi si një “0 me bisht”.

Mirëpo pyetjes “Cili është personazhi më “fallco”/FAKE?”, Shqipja u përgjigj kështu:

Janë dy!, Ana (1) dhe Tea!